Një motoçiklist nga Peja, dyshohet se është aksidentuar të mërkurën në Rrugën e Kombit.
Sipas raportimeve të A2CNN, motoristi po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, dhe i njëjti dyshohet se ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është rrëzuar në rrugë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas informacioneve të A2CNN, i lënduari është dërguar për në spitalin e Kukësit pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit.