Muriqi: E presim rivalin në play-off
M

Muriqi: E presim rivalin në play-off

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me fitore ciklin e sivjetmë në Ligën e Kombeve, pasi në ndeshjen e fundit e mposhti Lituaninë me 1:0.

Sulmuesi, Vedat Muriqi është shprehur i kënaqur me fitoren, megjithëse me rezultat të ngushtë.

“E nisëm lojën shumë mirë. E shënuam një gol në minutën e pestë dhe mendova që do të dominojmë plotësisht. Por kartoni i kuq (Muharrem Jashari) bëri që të detyrohemi të mbrohemi. Por e rëndësishme ishte ta mbyllim ciklin me fitore para tifozëve tanë”, ka thënë Muriqi.

“Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e plejofit. Personalisht kam bërë maksimumin dhe e rëndësishme është fitorja, pavarësisht çka ndodhi në fushë. Jam i lumtur për Mulin që shënoi golin e parë në karrierë. Grupi i lojtarëve po kompletohet”, ka shtuar sulmuesi dardan.

“Para ciklit synimi ishte kualifikimi. Por nisëm keq, me humbje me Rumaninë. Nuk mund të them që është maksimumi, por grupi po përmirësohet. Duhet të vazhdojmë këtë ritëm”, ka thënë Muriqi në fund.

TË FUNDIT