Ndërrim kokë me kokë, Arsenal refuzon ofertën e Real Madridit
N

Ndërrim kokë me kokë, Arsenal refuzon ofertën e Real Madridit

Real Madrid nuk do të transferojë këtë verë mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, pasi londinezët kanë refuzuar një ofertë të guximshme që përfshinte një shkëmbim me Rodrygon.

Edhe pse “Los Blancos” tashmë kanë afruar tre mbrojtës, presidenti Florentino Perez mbetet i hapur për përforcime të tjera dhe e sheh Saliban si objektiv afatgjatë.

Kontrata e francezit me Arsenalin është e vlefshme deri në vitin 2027, dhe trajneri Mikel Arteta është shprehur se 23-vjeçari është i lumtur në Londër.

Arsenali kërkon rreth 80 milionë euro për të shqyrtuar një shitje, ndërsa Reali preferon të presë një transferim të lirë në fund të kontratës.

Sipas Diario Sport, Reali ka ofruar një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Rodrygon, por Arsenali e ka refuzuar menjëherë, duke konfirmuar synimin për ta mbajtur Saliban dhe për t’i ofruar një kontratë të re. /AutoPortali

TË FUNDIT