Një i ri nga qyteti i Vitisë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, pasi ishte goditur nga një veturë në parkun e qytetit.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, kur një 21-vjeçar dyshohet se kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe kishte goditur pesë persona që po qëndronin në park, raporton AutoPortali.
Pavarësisht përpjekjeve për trajtim mjekësor, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga babai i viktimës përmes një postimi në Facebook.
21-vjeçari nga Vitia godet me veturë pesë persona në park, njëri në gjendje të rëndë