Ndërron jetë ish-garuesi Alper Spahi
N

Ndërron jetë ish-garuesi Alper Spahi

Ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, ish-garuesi i Klubit Automobilistik SHAM AK Prizreni D&G, Alper Spahi.

Alper njihej si garues i përkushtuar, vullnetar i palodhur dhe i dashur për të gjithë.

Kryetari i FASK-ut, z. Agron Dida i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahi dhe rrethit të gjerë të Alperit.

“Alper do të kujtohet gjithmonë si një njeri i mirë, për pasionin ndaj garave e mbi të gjitha për vlerat njerëzore. Me vdekjen e tij kemi humbur një njeri të jashtëzakonshëm, një punëtor të shkëlqyeshëm dhe një shok të të gjithëve. Me këtë rast, në emrin tim personal, në emër të Bordit të FASK-ut dhe gjithë komunitetit të auto sportit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahi, AK Prizreni D&G dhe gjithë rrethit të tij gjerë. U prehsh në paqe Alper”, thuhet në telegramin e nushëllimit të kryetarit Dida.

 

TË FUNDIT