Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se donacioni do të ofrojë ajër të pastër për kategoritë e cenueshme dhe do të kontribuojë në krijimin e një shoqërie më të shëndetshme. Sidoqoftë, ende nuk dihet se cilat institucione do të përfshihen dhe kur do të shpërndahen pajisjet.
Për këtë arsye, Qeveria atje ka theksuar se do të bëhet një proces vlerësimi për të përcaktuar nevojat e institucioneve, raporton Alsat-M. Protestat për ndotjen e ajrit vazhdojnë, me kërkesa për masa më të forta dhe transparencë.



