Ndryshime në qarkullimin rrugor në lagjen “Dardania”
N

Ndryshime në qarkullimin rrugor në lagjen “Dardania”

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra”.

Vendimi vjen pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë, përcjell AutoPortali.

Sipas njoftimit, rruga “Ilaz Kodra” do të funksionojë me një kah qarkullimi, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku” në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.

Ndërkohë, rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje qarkullimi.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT