Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda intervalit kohor prej 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 73 aksidente trafiku.
Nga 73 aksidente, 33 janë me të lënduar dhe 40 me dëme materiale.
Po ashtu është bërë e ditur se në këtë kohë janë shqiptuar 1884 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.
16 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbajte dhe 2 në vuajtje të dënimit.



