Leonora Krasniqi, Berna Kosova, Visar Gjikolli e Belkim Fazliu janë fitues të garave të para në e-auto sllallom, të cilat u mbajtën të dielën.
Leonora Krasniqi e KMD ishte fituese e garës së parë në konkurrencën e femrave. Pas dy vozitjeve, ajo pati kohën 01:17.718 minuta.
Pas saj u renditën Erda Kahrimani e Berna Kosova, po ashtu të KMDK.
Në garën e dytë gjërat ndryshuan. Shkalla më e lartë e podiumit i takoi Berna Kosovës (KMDK) me kohë 01:16.824 minuta, e shoqëruar nga Samire Jupolli (Eurogoma RT) dhe Erda Kahrimani (KMDK).
Edhe në konkurrencën e meshkujve renditja në dy garat ishte shumë e ndryshme.
Në garën e parë shkëlqeu Visar Gjikolli (KMDK), i cili pas dy vozitjeve pati kohë 01:10.802 minuta.

Shkallët e podiumit u plotësuan me Genc Maculën (Eurogoma RT) dhe Belkim Fazliun (AK Prizreni D&G).
Belkim Fazliu doli fitues i garës së dytë, me kohë 01:11.628 minuta.
Kësaj radhe në podium u gjendën dy të rinj, të cilët i befasuan “veteranët” e kësaj disipline. Në pozitën e dytë u rendit Baran Karabeg (Spirit Karting Kosova), ndërsa e treta Endrit Tytynxhiut (AK Prizreni D&G).
Gara 1 – femrat
1.Leonora Krasniqi – KMDK
2.Erda Kahrimani – KMDK
3.Berna Kosova – KMDK
4.Samire Jupolli – Eurogoma RT
Plasmani ekipor
1.KMDK 47 pikë
2.Eurogoma RT 10
Gara 2
1.Berna Kosova – KMDK
2.Samire Jupolli – Eurogoma RT
3.Erda Kahrimani – KMDK
4.Leonora Krasniqi – KMDK
Plasmani ekipor
1.KMDK 42 pikë
2.Eurogoma RT 15
Gara 1 – meshkujt
1.Visar Gjikolli – KMDK
2.Genc Macula – Eurogoma RT
3.Belkim Fazliu – AK Prizreni D&G
4.Endrit Tytynxhiu – Prizreni D&G
5.Sandër Xërxa – AK Prizreni D&G
6.Baran Karabeg – Spirit Karting Kosova
7.Loris Rexhepi – Klubi Auto Kosova Ferizaj
8.Vigan Baxhaku – KMDK
Plasmani ekipor
1.AK Prizreni D&G 30 pikë
2.KMDK 23
3.Eurogoma RT 15
4.Spirit Karting Kosova 6
5.Klubi Auto Kosova Ferizaj 4
Gara 2
1.Belkim Fazliu – AK Prizreni D&G
2.Baran Karabeg – Spirit Karting Kosova
3.Endrit Tytynxhiu – AK Prizreni D&G
4.Visar Gjikolli – KMDK
5.Vigan Baxhaku – KMDK
6.Genc Macula – Eurogoma RT
7.Loris Rexhepi – Klubi Auto Kosova Ferizaj
8.Sandër Xërxa – AK Prizreni D&G
Plasmani ekipor
1.AK Prizreni D&G 35 pikë
2.KMDK 18
3.Spirit Karting Kosova 15
4.Eurogoma RT 6
5.Klubi Auto Kosova Ferizaj 4



