Një nga futbollistët më simpatik të Kombëtares së Shqipërisë ka ndryshuar statusin.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Nedim Bajrami është duke kaluar një romancë me moderatoren e njohur në Kosovë, Lorina Dula.
Të dy janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë lidhjen e tyre, ndërsa gazeta zbulon që prej pak kohësh, mesfushori nuk është më beqar. Lorina jeton në Prishtinë dhe është moderatore e një emisioni sportiv në “Klan Kosova”.
Ajo bëri bujë me emisionin “Euroshow” gjatë zhvillimit të Kampionatit Evropian në Gjermani verën e kaluar. Që nga muaji nëntor, Lorina ka ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe nuk mungojnë pozimet edhe me fanellën kuqezi, e cila me shumë mundësi është dhuruar nga djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën.
Të dy janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë në rrjetet sociale.