Skuadra e New York Knicks i ka dhënë fund pritjes 52-vjeçare për një trofe, duke fituar titullin e NBA Cup.
Knicks triumfuan në finale ndaj San Antonio Spurs me rezultat 124–113, duke hyrë kështu në histori si skuadra e tretë që e fiton këtë kompeticion, pas Los Angeles Lakers (2023) dhe Milwaukee Bucks (2024).
Përveç lavdisë sportive, suksesi sjell edhe përfitime financiare: çdo lojtar i Knicks do të përfitojë nga 530,000 dollarë, ndërsa lojtarët e Spurs do të shpërblehen me nga 212,000 dollarë secili.
Ylli i Knicks, Jalen Brunson, u shpall MVP i turneut. Në finale, i mbikëqyrur vazhdimisht nga mbrojtja e Spurs, ai kontribuoi me 25 pikë dhe 8 asistime.
Brunson kishte qenë vendimtar edhe në fazat e mëparshme, duke shënuar 40 pikë në gjysmëfinale kundër Orlando Magic dhe 35 pikë në çerekfinale ndaj Toronto Raptors. /AutoPortali



