Ngjarje tronditëse në shtëpinë e Michael Schumacher
N

Ngjarje tronditëse në shtëpinë e Michael Schumacher

Në Nyon të Zvicrës, një mik i Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, është vënë në bankën e të akuzuarve me akuzën për përdhunimin e një infermiereje që ishte pjesë e stafit mjekësor në shtëpinë e ish-kampionit, në Gland, pranë liqenit të Gjenevës.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ngjarja ka ndodhur natën e 23 nëntorit 2019, në një dhomë gjumi në katin e sipërm të rezidencës. I akuzuari, një 30-vjeçar australian (pilot, por jo pjesë e F1), kishte luajtur bilardo me vajzën e shtëpisë dhe dy miq të saj, më pas e kishte shoqëruar infermieren në dhomën e saj ndërsa ajo ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se ka kryer aktin e përdhunimit dy herë.

Familja Schumacher nuk është e përfshirë në këtë proces dhe asnjë nga anëtarët nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes. Viktima, e cila punonte si infermiere për Michael Schumacher, nuk e raportoi menjëherë për shkak të frikës se mund të humbiste vendin e punës. Ajo bëri kallëzim në vitin 2022, duke dorëzuar edhe një shkëmbim mesazhesh me të akuzuarin si provë. Ai, në një deklaratë në vitin 2024, mohoi gjithçka dhe tha se marrëdhënia ka qenë konsensuale.

TË FUNDIT