Nipi i legjendarit Schumacher rrëfen tmerrin familjar
N

Nipi i legjendarit Schumacher rrëfen tmerrin familjar

David Schumacher, nipi i legjendës së Formula 1 Michael Schumacher, është fejuar me Vivien Keszthelyi, pilote garash hungareze, duke sjellë më në fund pak gëzim në familjen e famshme pas viteve me konflikte.

Babai i tij, Ralf Schumacher, e uroi publikisht, ndërsa nëna Cora qëndroi në heshtje.

Michael, shtatë herë kampion bote, mbetet nën kujdes mjekësor që prej aksidentit me ski në vitin 2013, ndërsa familja ruan rreptësisht privatësinë e tij.

David, i cili në vitin 2022 pësoi një aksident të rëndë në Hockenheim, ka folur hapur për problemet familjare. Në një postim që më pas e fshiu, ai akuzoi nënën për dhunë ndaj babait.

“Ajo donte të më merrte kundër vullnetit tim. Situata doli jashtë kontrollit dhe duhej të thërrisnim policinë sepse ajo e rrihte babain pa pushim”.

Deklarata shkaktoi tronditje dhe mbështetje të madhe për Davidin, ndërsa marrëdhëniet me nënën mbeten të ftohta.

TË FUNDIT