Të hënën ka filluar implementimi i projektit për sinjalizimin horizontal dhe vertikal për qytetarët e Fushë Kosovës.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe sigurinë rrugore ku do të përfshijë edhe zonat përreth, shkruan AutoPortali.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit ka filluar implementimin e projektit për sinjalizimin horizontal dhe vertikal në rrugët e qytetit dhe zonave përreth.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe sigurinë rrugore për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës. 





