Të hënën kanë filluar punimet për ndërtimin e 17 akseve rrugore në lagjen “Jeta e Re”, projekt ky i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit.
Projekti përfshin ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, përkatësisht rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, kubëzimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve si dhe instalimin e ndriçimit publik, përcjell AutoPortali.
Qëllimi kryesor i investimit është përmirësimi i kushteve të qarkullimit dhe cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone në zhvillim.
Njoftimi i plotë i kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj.