Nga terrenet e vështira, tek udhëtimi i përditshëm: Çfarë ofrojnë Nissan Pathfinder Rock Creek dhe Toyota Highlander për blerësit që kërkojnë një SUV të fuqishëm dhe praktik?
Dy filozofi ndryshe, por të dyja të besueshme
Nissan dhe Toyota kanë dekada që prodhojnë SUV të besueshëm dhe të përballueshëm. Nissan historikisht është fokusuar te fuqia dhe përdorimi off-road, me modele si Pathfinder dhe X-Terra. Toyota, ndërkohë, ka kombinuar performancën me komoditetin, duke ofruar legjenda si 4Runner, Land Cruiser dhe Hilux, ndërsa me modele si RAV4 dhe Highlander ka dominuar segmentin e SUV-ve me përdorim të përditshëm dhe të gjithanshëm.
Highlander ka një histori të fortë si SUV i përshtatshëm për çdo sezon dhe çdo terren urban, ndërsa Pathfinder ka mbetur besnik ndaj ADN-së së tij si një mjet punues dhe i fuqishëm për sfida jashtë rruge.
Motori: Fuqi kundër ekonomisë
Pathfinder Rock Creek mbetet një nga të paktët SUV të madhësisë së plotë me motor V6 3.5 litra, me 295 kuaj fuqi dhe 259 lb-ft moment rrotullues. Transmetimi automatik me 8 shpejtësi dhe sistemi 4WD “Intelligent” e bëjnë të gatshëm për terrene të vështira dhe tërheqje rimorkiosh deri në 6,000 lbs. Konsumi? Rreth 19–23 mpg (8–10 litra/100 km, në varësi të terrenit).
Sipas AutoBlog, Toyota Highlander, nga ana tjetër, ofron motor turbo 2.4 litra me 265 kuaj fuqi dhe 310 lb-ft moment rrotullues. Me këtë motor, Highlander me AWD arrin një konsum mesatar prej rreth 24 mpg (9.8 litra/100 km). Për versionin FWD, shkon deri në 30 mpg (7.8 litra/100 km).
Përmasa dhe hapësira: E ngjashme, por me dallime të vogla
Pathfinder është 2 inch më i shkurtër, por ka bazë më të gjatë për më shumë hapësirë për këmbët në rreshtin e tretë. Është edhe 2 inch më i lartë se Highlander. Të dy kanë kapacitet për 8 pasagjerë, me sedilje të rregullueshme në rreshtin e dytë për lehtësi hyrjeje në rreshtin e tretë.
Hapësira e bagazhit? Pothuajse e barabartë, me Pathfinder që ofron pak më shumë centimetra pas rreshtave të dytë dhe të tretë. Por, në realitet, askush nuk do të ndjejë ndonjë diferencë të madhe në përdorim të përditshëm.
Performanca off-road: Pathfinder me muskuj, Highlander për asfalt
Pathfinder Rock Creek vjen me sistem standard 4WD, goma të tipit all-terrain, mbrojtje të poshtme (skid plates), grep tërheqës dhe hill descent control. Edhe pse ka më pak clearance se Highlander-i (për habi, 1 inch më pak), është ndërtuar për terrene të vështira.
Highlander, në anën tjetër, është kryesisht FWD, me AWD të disponueshme si opsion ekstra, por pa mjetet mbrojtëse dhe elementët off-road që ka Pathfinder. Ai është projektuar më shumë për rrugë të asfaltuara, borë, shi dhe lëvizje urbane.
Brenda kabinës: Teknologjia dhe komoditeti në qendër të vëmendjes për Toyota
Toyota fiton bindshëm në aspektin e teknologjisë dhe komoditetit. Ka ekran më të madh, ambient më modern dhe mbështetje wireless për Android Auto/Apple CarPlay. Pathfinder ka një ekran dukshëm më të vogël dhe kërkon lidhje me kabull për funksionet smart, por komandon me një panel kontrolli më off-road të dizajnuar, me rrotulla për zgjedhjen e terreneve dhe modaliteteve të ngarjes.
Çmimi: Kush është më i përballueshëm?
Megjithëse Toyota Highlander nuk ofron V6, nuk ka tërheqje më të madhe, dhe nuk ka 4WD të vërtetë, është më i shtrenjtë. Versioni AWD i Highlander fillon nga 42,745 dollarë dhe shkon deri në 53,720 dollarë për variantin Platinum me AWD.
Pathfinder Rock Creek ka një çmim bazë prej 44,490 dollarësh, pra më i lirë se Highlander Platinum dhe konkurrues ndaj versioneve të mesme të Highlander.
Për kë janë këto SUV (Automjet Sportiv i Përdorshëm)?
Nissan Pathfinder Rock Creek: Për ata që duan fuqi, aftësi tërheqëse dhe kapacitet të vërtetë off-road, edhe nëse heqin dorë nga teknologjia më e fundit.
Toyota Highlander AWD: Për familjet urbane që kërkojnë komoditet, kursim karburanti dhe teknologji moderne, me kapacitet të mjaftueshëm për rastet kur rruga bëhet pak më e vështirë. /AutoPortali



