Nissan synon të përdorë ekipin e saj të Formula E për të zhvilluar prototipe të automjeteve elektrike
N

Nissan synon të përdorë ekipin e saj të Formula E për të zhvilluar prototipe të automjeteve elektrike

Shefi i skuadrës së Formula E, Tommaso Volpe, tha për Autocar se po shqyrtohet një bashkëpunim me divizionin Nismo për të zhvilluar makina elektrike sportive për rrugë, duke përdorur eksperiencën nga gara.

Një mundësi është krijimi i prototipeve të bazuara në shasi ekzistuese për të testuar teknologji të reja si menaxhimi i tërheqjes dhe efikasiteti në sistemet me dy motorë dhe tërheqje në të katër rrotat, transmeton AutoPortali.

Aktualisht, Nissan ofron Ariya Nismo, por pa ndikim nga Formula E. Sidoqoftë, me përgatitjen për sezonin 2026/27, ku Formula E do të prezantojë makinat Gen4 me rreth 800 kuaj fuqi dhe sistem tërheqjeje të avancuar, pritet një rritje e ndjeshme e transferimit të teknologjisë nga gara në rrugë.

Volpe theksoi se kjo është një mundësi e madhe për të sjellë në rrugë performancën dhe efikasitetin e teknologjisë së garës, veçanërisht për shkak të përputhshmërisë me drejtimin e ardhshëm të industrisë së automobilave: elektrike dhe me tërheqje në të gjitha rrotat.

TË FUNDIT