Një automjet përfshihet nga flakët në Durrës
N

Një automjet përfshihet nga flakët në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme, pranë pallatit të Sportit “Ramazan Njala”, në Durrës.

Makina ka qenë e parkuar, ndërsa është konstatuar se po dilte tym prej saj.

Në vendngjarje ka shkuar fillimisht policia e më pas zjarrfikësja e qytetit për të shuar flakët.

Policia po bën zbardhjen e plotë të ngjarjes, nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo të qëllimshme./A2CNN.

TË FUNDIT