Një gabim që të gjithë e bëjmë, mund ta shkatërrojë motorin e makinës, pa qenë fare të vetëdijshëm
N

Një gabim që të gjithë e bëjmë, mund ta shkatërrojë motorin e makinës, pa qenë fare të vetëdijshëm

Lëngu ftohës i automjetit ka një rol shumë më të rëndësishëm sesa mendojnë shumica e shoferëve. Sipas mekanikut të njohur amerikan dhe YouTuber-it Scotty Kilmer, përdorimi i ujit të zakonshëm në vend të antifrizit mund të shkaktojë dëmtime serioze të motorit, sidomos gjatë temperaturave të ulëta.

Uji ngrin në 0°C dhe vlon në 100°C, ndërsa antifrizi ul pikën e ngrirjes dhe rrit pikën e vlimit, duke e mbrojtur motorin si gjatë vozitjes, ashtu edhe kur automjeti qëndron në temperatura të ulëta.

Rreziku i dëmtimeve të motorit

Kilmer paralajmëron edhe për fenomenin e kavitacionit, që shkaktohet nga formimi i flluskave në lëngun ftohës. Këto flluska mund të dëmtojnë rëndë pjesët metalike të motorit.

Për këtë arsye, sistemi i ftohjes duhet të përmbajë përzierjen e duhur, zakonisht 50% antifriz dhe 50% ujë, sipas rekomandimeve të prodhuesit.

Një rast që duhet të shërbejë si paralajmërim

Mekaniku përmend rastin e një pronari të një Toyota-je, i cili kishte blerë një automjet të përdorur. Pronari i mëparshëm kishte mbushur sistemin e ftohjes vetëm me ujë. Blerësi i ri, pa e ditur këtë, u përball shumë shpejt me prishjen e plotë të motorit.

Winterize Your Car - LMC Complete Automotive

Pse duhet shmangur edhe uji i çezmës?

Ekspertët paralajmërojnë se uji i zakonshëm përmban minerale dhe gëlqere, të cilat me kalimin e kohës mund të dëmtojnë komponentët e motorit.

Prandaj, rekomandohet përdorimi i përzierjes 50:50 të antifrizit me ujë të distiluar, duke respektuar gjithmonë udhëzimet e prodhuesit të automjetit.

Kontrollimi i lëngut ftohës para dhe gjatë sezonit të dimrit, si dhe gjatë blerjes së një veture të përdorur, është thelbësor për jetëgjatësinë dhe funksionimin e sigurt të motorit.

TË FUNDIT