Një garë e tillë për titull në Formula 1 nuk është parë prej 15 vitesh
N

Një garë e tillë për titull në Formula 1 nuk është parë prej 15 vitesh

Para garës së fundit të sezonit në Abu Dhabi, tre pilotë janë ende në garë për titull: Lando Norris (408 pikë), Max Verstappen (396) dhe Oscar Piastri (392). Norris është në pozitën më të mirë dhe mjafton të përfundojë në top 3 për të siguruar titullin e parë, pavarësisht rezultateve të të tjerëve.

Verstappen, që synon të barazohet me Michael Schumacher me pesë tituj rresht, duhet të fitojë dhe të shpresojë që Norris të renditet i katërti ose më poshtë. Piastri, nëse fiton, ka nevojë që shoku i skuadrës Norris të jetë i gjashti ose më poshtë. McLaren njoftoi se do të bisedojë me pilotët e vet për qasje të drejtë në garën vendimtare.

Herën e fundit kur tre pilotë luftuan për titull në garën finale ishte sezoni 2010, kur Sebastian Vettel u shpall kampion duke përmbysur Fernando Alonson dhe Mark Webberin në Abu Dhabi.

TË FUNDIT