Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Han të Elezit
N

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve në Han të Elezit, përcjell AutoPortali.

Aksidentin për AutoPortali e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në këtë aksident është lënduar një person.

Ju informojmë se sot, më datë 12.05.2025, rreth orës 08:46, në rrugën rajonale Ferizaj – Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, njëra me targa të huaja (RMV) dhe tjetra me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Veseli.

Vesli tha se njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit./AutoPotali/

TË FUNDIT