Pasditen e së mërkurës, ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në rrugën “Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha ai.