Në aksidentin e ndodhur në Vragoli të Prishtinës, ka mbetur një i lënduar.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Blerina Ejupi-Tahiri.
“Ju njoftojme se rreth orës 07:20 është raportuar aksident trafiku në fshatin Vragoli, drejtimi Prishtinë-Pejë. Të përfshira në aksident raportohet të jenë një kamion dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit një person ka marr lëndime, ndërsa rruga është liruar për qarkullim”.
Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar kolona të gjata në rrugët e kryeqytetit./AutoPortali



