Një i lënduar nga aksidenti te “Bill Clinton” në Prishtinë
N

Një i lënduar nga aksidenti te “Bill Clinton” në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm te “Bill Clinton” në Prishtinë.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamion. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha ai.

Rasti po trajtohet nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

Aksident trafiku te “Bill Clinton”, kamioni godet motoçiklistin

TË FUNDIT