Një i vdekur dhe 17 të lënduar nga 52 aksidente të ndodhura brenda një dite
N

Një i vdekur dhe 17 të lënduar nga 52 aksidente të ndodhura brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 52 aksidente, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 34 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 31 persona, 26 në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 17
Aksident trafiku  me dëme materiale 34
Tiketa trafiku të shqiptuara 2185
Persona të arrestuar 31
Persona në mbajtje 26
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT