Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.
Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer (E.F., mashkull, 28 vjeçar) i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”.
Bytyqi tha se rruga Suharekë–Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.