Një aksident i rëndë ka ndodhur në portën e pagesës së autostradës A2 në Poloni, ku ka humbur jetën shoferi i kamionit, raporton Remiza.pl.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 23:00, pranë fshatit Tarnawa Rzepińska në qarkun e Sulęcin-it, përcjell AutoPortali.
Një kamion që udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Poznanit u përplas me një kabinë pagese në autostradë dhe si pasojë e goditjes mjeti u përfshi nga flakët.
Rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen nga policia nën mbikëqyrjen e prokurorit.