Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Reps.
Sipas mediave në Shqipëri, një shtetas nga Kosova, sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, por që është përplasur nga një automjet.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, derisa raportohet të jetë në gjendje të rëndë. /Klankosova,tv



