Një motoçiklist humb jetën pas aksidentit në Rahovec
N

Një motoçiklist humb jetën pas aksidentit në Rahovec

Të dielën ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja tragjike në komunën e Rahovecit, ku ka humbur jetën një motoçiklist.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, përcjell AutoPortali.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai fillimisht ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

TË FUNDIT