Një veturë është përfshirë nga flakët në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendngjarja ku shihet se si pasojë e këtij incidenti, janë krijuar edhe kolona në njërën anë të rrugës, përcjell AutoPortali.
Lidhur me rastin, Klankosova.tv është në pritje të detajeve nga Policia e Kosovës.



