Lando Norris ka komentuar me humor incidentin në garën e fundit në Austin, ku ekipi Red Bull tentoi të heqë shenjën e pozicionimit të tij në start.
“Po qeshnim ndërsa shikonim Red Bull që mundohej të hiqte trakun. Ne u munduam që të ishte sa më mirë e ngjitur!”, tha Norris. Kjo nuk është hera e parë që Red Bull tenton të heqë shenjën, dhe Norris shpjegoi se kjo ishte një shaka për ekipin, pasi ai nuk e përdor atë shenjë gjatë garës.
“Ishte akoma më qesharake sepse ata morën një ndëshkim, ndërsa unë nuk e përdor. E kemi ngjitur që të mos mund ta heqin”, shtoi Norris.
Përsa i përket situatës së ekipit McLaren, Piastri tha se pas incidentit me Norrisin në Singapor, statusi i të dyve është bërë i barabartë, dhe nuk ka më “pasoja sportive” për Lando Norrisin. “Duhet kohë dhe shumë faktorë për t’u marrë vendime, por tani të dy jemi të barabartë”, tha Piastri.

Në lidhje me garën e ardhshme në Meksikë, Norris është i qetë dhe i motivuar, duke theksuar se McLaren ka bërë përparim dhe se incidentet si ky janë pjesë e natyrshme e rivaliteteve në Formula 1. Kualifikimet do të zhvillohen të shtunën, ndërsa gara do të jetë të dielën.




