Notarja Vesa Mehmetaj, kampione e Kosovës në 50 metra
N

Notarja Vesa Mehmetaj, kampione e Kosovës në 50 metra

Më datat 25 dhe 26 qershor 2025, në pishinën olimpike në Zllakuqan të Klinës u mbajt Kampionati i Kosovës në not për kategorinë 50 metra, përcjell AutPortali.

Në këtë garë të rëndësishme sportive morën pjesë notarë nga e gjithë Kosova, të cilët konkurruan në disiplina dhe kategori të ndryshme, duke treguar nivel të lartë përgatitjeje dhe përkushtimi.

Ndër notaret që shkëlqyen në këtë kampionat ishte notarja nga Istogu, Vesa Mehmetaj, e cila arriti rezultate të shkëlqyera, ku u shpall kampione e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkosë, për grupmoshat 2010/2011, duke e përmbyllur garën me kohë mbresëlënëse dhe teknikë të përkryer.

Përveç këtij triumfi, Vesa Mehmetaj u rendit edhe në vendin e tretë në garat 100 dhe 200 metra bretkosë, duke konfirmuar potencialin e saj të jashtëzakonshëm në not dhe përfaqësimin dinjitoz të klubit dhe qytetit të Istogut.

Në garën 100 metra bretkosë, Lira Kastrati arriti të zinte vendin e dytë, ndërsa Lirika Dragaj u rendit në vendin e tretë, duke plotësuar kështu podiumin me një prani të fortë të notareve istogase./AutoPortali/

TË FUNDIT