Oldtimer Club Kosova pjesë e edicionit jubilar të “Vrapo Babadimër 2025”
O

Oldtimer Club Kosova pjesë e edicionit jubilar të “Vrapo Babadimër 2025”

Edicioni jubilar i “Vrapo Babadimër”, që këtë vit shënon 10  vite traditë humanitare, do të pasurohet nga pjesëmarrja e veçantë e Oldtimer Club Kosova me koleksionin e tyre të veturave klasike.

Ngjarja, e cila mbahet më 14 dhjetor 2025 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pritet të mbledhë mijëra qytetarë, ndërsa veturat oldtimer do të sjellin një atmosferë festive dhe nostalgjike, duke shërbyer si atraksion unik gjatë zhvillimit të eventit.

Oldtimer Club Kosova, i njohur për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike në Kosovë, do të ekspozojë disa nga automjetet më karakteristike të koleksionit të tyre. Pjesëmarrja e klubit vjen si mbështetje për misionin humanitar të këtij organizimi, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “10 vite, 1 mision”.

Klubi i fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj dite simbolike dhe të kontribuojnë në kauzat që “Vrapo Babadimer” përkrah tradicionalisht çdo vit.

Me elegancën e veturave klasike dhe frymën e solidaritetit, “Vrapo Babadimer 2025” pritet të jetë një nga ngjarjet më të veçanta të fundvitit në kryeqytet.

TË FUNDIT