Organizata zvicerane IQAir zbuloi shifra shqetësuese sa i përket ndotjes së ajrit në Maqedoni.
Referuar të dhënave, Maqedonia është vendi i dytë më i ndotur në Evropë mesatarisht. E para është Bosnjë e Hercegovina.
Ndryshe, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit, përcjell albinfo.ch.
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit PM2.5 përkeqëson shumë kushte shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.



