Pamje nga Thethi, fshat turistik në veri të Shqipërisë
P

Pamje nga Thethi, fshat turistik në veri të Shqipërisë

Fshati turistik i Thethit, i ndodhur 70 km larg Shkodrës, është një nga më të vizituarit në të gjitha stinët nga turistë vendas e të huaj.

Këto ditë të para vjeshte, Thethi është i mbushur plot me turistë, të cilët tregojnë interes për pasuritë natyrore të kësaj zone si dhe trashëgiminë kulturore dhe historike.

Në kuadër të rubrikës, “Shqipëria e bukur”, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga sheshi përpara kishës së Thethit, raporton ATSH.

“Thethi i rilindur”, shkruan Rama teksa në foto shfaqen turistët e ulur në sheshin përpara kishës së famshme.

Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, Thethi vijon të mbetet destinacioni turistik që përmbush pritshmëritë e turistëve dhe vizitorëve me panoramat e rralla që ofron, përcjell AutoPortali.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë monumentet e natyrës si, Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

TË FUNDIT