Panairi Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, Kosova prezantohet nga 7 kompani!
P

Panairi Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, Kosova prezantohet nga 7 kompani!

Panairi Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”,  i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë po merr pjesë edhe Kosova, shkruan AutoPortali.

Në këtë panair po marrin pjesë shtatë kompani kosovare të sektorit të turizmit po prezantojnë para një audience globale ofertat e tyre të veçanta dhe mundësitë e jashtëzakonshme që Kosova ofron në fushën e turizmit.

Njoftimi i plotë nga KIESA:

Kosova po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Gjatë këtij panairi, shtatë kompani kosovare të sektorit të turizmit po prezantojnë para një audience globale ofertat e tyre të veçanta dhe mundësitë e jashtëzakonshme që Kosova ofron në fushën e turizmit.Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 69 m2 për këto shtatë kompani.

Kompanitë kosovare që po marrin pjesë në panair janë: Superxplorers, Balkan Destination, Swiss Diamond Hotel, Butterfly Outdoor Adventure, OutdoorKosova, Balkan Natural Adventure, Kosovo Holidays.

Ofertat që po prezantohen përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh, si: ecje, aktivitete në natyrë, 🏔 vizita në vende me trashëgimi kulturore dhe historike dhe shumë mundësi të tjera për aventurë. ⛷🚴
Shtandi i Kosovës po tërheq vizitorë nga e gjithë bota, përfshirë agjenci turistike dhe operatorë të industrisë, të cilët po shprehin interes për potencialet që ofron vendi ynë.🌐
Shtandin e Kosovës e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani z. Faruk Ajeti , si dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani z. Ylber Sela.
Ky aktivitet ndërkombëtar është një mundësi për zhvillimin e industrisë së turizmit dhe ofron një platformë për rrjetëzimin, shkëmbimin e ideve dhe prezantimin e destinacioneve të reja turistike.
Pjesëmarrja e Kosovës në “ITB Berlin” është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar bukuritë natyrore dhe pasuritë kulturore të vendit.
➡️Vizitorët mund të vizitojnë stendën e Kosovës në Sallën 3.1, Nr. 104 dhe të zbulojnë më shumë rreth mundësive që Kosova ofron./AutoPortali/

TË FUNDIT