Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar lidhur me rrezikun nga erërat e forta që mund të mbizotërojnë sot mbi territorin e vendit.
Sipas njoftimit, do të fryjë erë e kategorizimit të verdhë, ndërsa shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 85km/h, përcjell AutoPortali.
“Dëmtime të mundshme të pronave, probleme në transport, dëmtime në pyje, dëmtime të pemëve në parqe dhe pemëve (degë të thyera nga pemët), probleme në punishtet e ndërtimtarisë të inxhinierisë civile – veçanërisht punimet me vinça, ndikimi indirekt në sigurinë e njerëzve dhe kafshëve, i bën situatat ekzistuese të rrezikshme”, thuhet në njoftim.




