Parashikimi i motit për ditën e sotme
P

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet shtim i vranësirave, ku ka mundësi edhe për reshje të izoluara shiu. Pas mesnate pritet intensifikim i reshjeve.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C.

TË FUNDIT