Parashikimi i motit për ditën e sotme
P

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale shiu. Reshjet më të intensifikuara priten të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në perëndim të vendit.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-50 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C.

TË FUNDIT