Të premten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Gjatë pasdites mund të ketë edhe intervale kthjellimesh, kryesisht në gjysmën jugore të Kosovës.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-25 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.



