Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë reshje të izoluar shiu deri në pjesën e parë të ditës, ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet lokalisht reshjet të intensifikohen.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-31 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C.



