Parashikimi i motit për sot
P

Parashikimi i motit për sot

Sot (e enjte), në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe riga të herëpashershme shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë, duke ndikuar në ndjesinë e freskët të motit gjatë ditës.

TË FUNDIT