Pas 28 vitesh, Moto GP rikthehet në në pistën legjendare
P

Pas 28 vitesh, Moto GP rikthehet në në pistën legjendare

Çmimi i Madh i Argjentinës ka qenë pjesë përbërëse e kampionatit Moto GP për më shumë se 60 vjet. Në shekullin XXI, garat janë zhvilluar në autodromin Termas de Río Hondo. Por edhe kjo epokë ka marrë fund, pasi që nga viti 2027 garat në Argjentinë do të zhvillohen sërish në Buenos Aires.

Pista legjendare “Oscar dhe Juan Galvez” ka qenë mikpritëse e garave të kampionatit Moto GP që nga viti 1961, dhe me ndërprerje, garat janë zhvilluar në periferi të Buenos Airesit deri në vitin 1999. Më pas, edhe vetë Argjentina u hoq nga kalendari, për t’u rikthyer në vitin 2014.

Nga ajo kohë e deri në këtë vit, me disa ndërprerje, Çmimi i Madh i Argjentinës është zhvilluar në Termas de Río Hondo. Megjithatë, gara e fundit (për momentin) në këtë pistë është zhvilluar këtë vit. Pas një pauze për Argjentinën në vitin 2026, nga viti 2027 ajo do të rikthehet në Buenos Aires.

Ndërkohë, piloti më i suksesshëm në Argjentinë është Marc Marquez, i cili ka arritur katër fitore, të fundit pikërisht këtë vit.

TË FUNDIT