Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe pa reshje, në vendin tonë janë rikthyer reshjet e dëborës.
Sipas korrespondentëve të A2 CNN, reshje të dendura bore ka pasur gjatë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Bogë-Theth, transmeton AutoPortali.
Aksi rrugor aktualisht është i kalueshëm teksa borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbajtur rrugën hapur.
Policia rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet dimërore.




