Richard Childress Racing ka njoftuar se po shqyrton veprime ligjore kundër NASCAR-it, pasi mesazhe të brendshme të publikuara së fundmi treguan se drejtues të lartë të organizatës, përfshirë komisionerin Steve Phelps, kanë ofenduar rëndë pronarin Richard Childress.
Në mesazhet e vitit 2023, Phelps e quante Childress-in “idiot” dhe “redneck të trashë”, duke thënë se “i detyrohet gjithçka NASCAR-it”.
RCR e cilësoi këtë si mungesë respekti ndaj një prej pronarëve më të vjetër të sportit dhe paralajmëroi se çështja po diskutohet me avokatët.
Tensionet mes palëve kanë qenë të larta edhe më herët, sidomos pas kritikave që Childress i ka bërë kostove të makinave NextGen dhe pas disa ndëshkimeve që NASCAR-i u ka dhënë pilotëve të ekipit të tij.



