Një stuhi e fuqishme me breshër në madhësinë e topave të tenisit ka shkaktuar dëme të mëdha në qindra makina në Zvicër. Erërat arritën deri në 142 km/h, ndërsa breshëri dëmtoi xhamat, fenerët, karrocerinë dhe çatitë panoramike.
Për shkak të kostove të larta të riparimit, shumë tregtarë po i shesin makinat e dëmtuara me çmime shumë më të ulëta.
Një Volkswagen Touareg 2016 shitet për 10.000 franga, ndërsa një Mercedes B-Class 2019 po ashtu për 10.000 franga. Në ofertë është edhe një Porsche Cayenne GTS 2013, me motor V8 dhe 420 kuaj fuqi, për vetëm 12.000 franga.
Megjithatë, blerësit duhet të jenë të kujdesshëm, pasi riparimi i dëmeve mund të kushtojë disa mijëra franga.



