Piloti 21-vjeçar spanjoll i KTM, Pedro Acosta, në një intervistë për Motorsport ka thënë se paratë nuk kanë rëndësi për të, sepse “vetëm fitorja” e bën të ndihet i plotësuar. Ai tregoi se ende jeton me nënën e tij në Murcia dhe ruan jetën e thjeshtë, larg luksit që shoqëron zakonisht yjet e MotoGP-së.
Acosta pranoi se sezoni 2025 ka qenë më i vështiri i karrierës, pasi ende nuk ka arritur një fitore në MotoGP, por ndjehet më i pjekur dhe më i përgatitur se kurrë.
“Tani e di se nuk mund ta kontrollosh gjithçka. Fokusohem vetëm në atë që mund të bëj vetë. Fitorja do të vijë”.
Dy herë kampion bote në Moto3 dhe Moto2, Acosta theksoi se qëllimi i tij është i qartë:
“Nuk kam ardhur këtu për të bërë miq, kam ardhur për të fituar titullin e MotoGP-së”.




