Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon zbatimin e masave parandaluese dhe ndëshkuese ndaj personave që shkelin rregullat e komunikacionit rrugor.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj dy shoferëve janë shqiptuar gjoba prej 500 eurosh për secilin, nga 5 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse me kohëzgjatje prej 12 muajsh, përcjell AutoPortali.



