Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme pasi u godit nga një automjet në një lagje të Pejës.
Rastin për AutoPortalin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, duke sqaruar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, bëri të ditur se ngasësi i atumjetit që goditi viktimën, është ndaluar për 48 orë mbajtje.
Përveç njësive relevante në vendin e ngjarjes, ka dalë edhe prokurori i shtetit.
“Pasojë e një goditjeje me automjet, një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ngasësi i automjetit është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, dhe është dhënë urdhri që viktimës t’i bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore,” tha Nikçi.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për rrethanat e aksidentit. /AutoPortali




