Për një muaj, Policia e Ferizajt ndëshkoi 326 shoferë për përdorimin e telefonit
P

Për një muaj, Policia e Ferizajt ndëshkoi 326 shoferë për përdorimin e telefonit

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar 326 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes në muajin janar 2026.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, me garancinë se konfidencialiteti i të dhënave do të ruhet plotësisht, përcjell AutoPortali.

Policia u bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në trafik.

TË FUNDIT